Futboll

Barcelona pa ngarkesë, Madridi ndeshje emocionale

Luka Modriq

Barcelona këtë edicion ka dominuar plotësisht në futbollin spanjoll.

Barça dy xhiro para fundit e siguroi titullin e kampionit në La Liga. Nga fillimi i edicionit gara për vendin e parë u zhvillua nga Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi. Por ishin katalunasit që festuan.

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e fundit për këtë edicion në kampionatin spanjoll.

Skuadra e Hansi Flickut nuk ka ndonjë presion. Dëshiron që ta mbyllë edicionin me fitore. Barça luan të dielën nga ora 21:00 në udhëtim tek Athletic Bilbao.

Barça i ka 85 pikë. Bilbao ka 70 pikë dhe e zë vendin e katërt. E ka siguruar kualifikimin në “Champions”. Pos Barçës dhe Bilbaos, Championsin e kanë siguruar edhe Real Madridi, Atletico Madridi dhe Villarreali.

Barça, pos La Ligas, i ka fituar edhe Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Në të dyja finalet e mposhti Real Madridin. 

Ndërkohë Real Madridin e pret ndeshje shumë emocionale. Të shtunën nga ora 16:15, “mbretërit” luajnë para tifozëve të tyre ndaj Real Sociedadit. Do të jetë ndeshje shumë emocionale dhe shumë e veçantë. Me Real Madridin do të përshëndeten dy prej ikonave të klubit, trajneri Carlo Ancelotti dhe mesfushori Luka Modriq. Të dy kanë shkruar histori me madrilenët.

Real Madridi mbeti pa trofe këtë edicion. Në La Liga renditet në pozitën e dytë me 81 pikë.