Barcelona është kampione e Spanjës në futboll. Titullin e dytë rresht dhe të 29-in gjithsej, Barcelona e siguroi në ndeshjen më të rëndësishme – në klasiken me Real Madridin.
Të dielën mbrëma në “Camp Nou”, në atmosferë të shkëlqyer, Barcelona fitoi 2:0 ndaj rivalit më të madh, Real Madridit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTri xhiro para fundit të edicionit në La Liga, Barça i ka 91 pikë, plot 14 më shumë se Real Madridi që është në vendin e dytë.
Sfida u mbyll herët. Marcus Rashford që në minutën e nëntë shënoi supergol nga goditja e dënimit për 1:0. Në minutën e 18-të, Barça organizoi aksion të gjatë. Dhe pas një asistimi maestral të Dani Olmos, Ferran Torres shënoi për 2:0.
Barcelona e ka vazhduar dominimin deri në fund, por pa shtuar gola të tjerë.
Barcelona e Real Madridi tani i kanë saktësisht nga 106 fitore në “El Clasico”. 52 ndeshje të tjera mes tyre kanë përfunduar baras.

Ndeshja e së dielës mbrëma nuk ishte e lehtë për trajnerin gjerman të Barcelonës, Hansi Flick. Disa orë pa nisur ndeshja, Flickut i vdiq babai. Ai megjithatë vendosi ta udhëheqë skuadrën nga stoli. Pa nisur ndeshja u mbajt një minutë heshtje, ndërsa Flick mori përkrahje nga shikuesit gjatë gjithë ndeshjes.
Për Flickun është trofeu i pestë me Barcelonën gjatë dy vjetëve në krye të skuadrës. Vjet e fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën. Këtë vit e ka fituar Superkupën e Spanjës, ndërsa tani edhe titullin e kampionit. Synim i Flickut mbetet që ta kthejë skuadrën në krye të futbollit evropian.
Klasikja e gjeti Real Madridin në moment shumë të vështirë. Të enjten erdhi te një rrahje e Aurelien Tchouamenit me Federico Valverden. Incidenti e la të lënduar në kokë Valverden, që mungoi në “Camp Nou”. Klubi i gjobiti të dy lojtarët me nga 500 mijë euro.
Real Madridit për shkak të lëndimit i mungoi edhe Kylian Mbappe. Ka shumë pakënaqësi edhe për Mbappen, ndërsa Real Madridi e përfundoi edicionin e dytë pa trofe të fituar. Priten ndryshime të shumta te madrilenët.
Derisa për tifozët e Madridit mbrëmja e së dielës ishte e vështirë, ata të Barcelonës kanë festuar një tjetër trofe rëndësishëm.
Pjesa e parë e “El Clasicos” i takon Barcelonës
Futbollistët e Barcelonës kanë shkëlqyer në pjesën e parë të “El Clasicos” kundër Real Madridit.
Barcelona e mbylli pjesën e parë me epërsi 2:0.
Ndeshja Barcelona – Real Madrid po luhet në “Camp Nou”.
Barça kaloi herët në minutën e nëntë në epërsi ndaj Realit me supergolin e Marcus Rashofordit. Sulmuesi anglez ishte i saktë nga goditja e dënimit. Barcelona shpejtë shënoi edhe golin e dytë.
Në minutën e 18-të golin për rezultatin 2:0 e shënoi Ferran Torres.
Torres shënoi pas asistimit të Dani Olmos.
Me fitore, Barcelona shpallet kampione e Spanjës.
Barcelona shënon golin e dytë, i afrohet titullit
Barcelona e ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Real Madridit.
Golin për 2:0 e shënoi Ferran Torres.
Torres e realizoi golin në minutën e 18-të me asistim të Dani Olmos.
Barcelona në epërsi me supergolin e Rashfordit
Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në “El Clasico”. Golin e epërsisë 1:0 e shënoi Marcus Rashford në minutën e nëntë.
Ishte supergol nga sulmuesi Rashford. Ai e realizoi golin nga gjuajtja e lirë.
Sulmohet autobusi i Real Madridit
Skuadra e Real Madridit ka përjetuar disa momente jo të mira, pak pa arritur në stadiumin “Camp Nou” për duelin ndaj Barcelonës.
Afër stadiumit, një grup i tifozëve e kanë sulmuar autobusin e klubit madrilen. Në drejtim të autobusit janë hedhur objekte të ndryshme, përfshirë edhe gurë.
Njëri prej gurëve madje e ka thyer një dritare. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.
Tchouameni starton në “El Clasico”
Mesfushori francez, Aurelien Tchouameni, do të paraqitet nga minuta e parë për Real Madridin në “El Clasico” kundër Barcelonës.
Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit luhet sonte nga ora 21:00 dhe i takon javës së 35-të të La Ligas.
Tchouameni gjatë javës u përfshi në përleshje me Federico Valverden, i cili pësoi lëndim në kokë dhe nuk do të luajë për afro dy javë. Të dy lojtarët u dënuan nga klubi me gjobë prej 500 mijë eurove.
Barcelona e ka shansin ta fitojë La Ligan me fitore ndaj rivalit më të madh, ndërsa Madridi do të luftojë ta shtyjë festën.