Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona mund ta fitojë titullin para “El Clasicos”

Barcelona- Atletico

Foto: Associated Press

Barcelona mund ta fitojë titullin e dytë rresht në La Liga, që në këtë vikend.

Barcelona ka 85 pikë në vendin e parë. I ka plot 11 pikë më shumë se Reali i vendit të dytë.

“Blaugrana” të shtunën nga ora 21:00 luan në udhëtim tek Osasuna, ndërsa Real Madridi të dielën nga ora 21:00 udhëton tek Espanyoli.

Ndeshjet i takojnë xhiros së 34-t. Deri në fund kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar.

Nëse Barcelona fiton tek Osasuna dhe Reali mposhtet nga Espanyoli, titulli do të shkojë te skuadra nga Katalunja.

Nëse fitojnë të dyja skuadrat titulli mund të vendoset në “El Clasicon” që luhet më 10 maj në “Camp Nou”.

Edhe Tabela në La Liga mund të marrë formë në vikend Futboll Tabela në La Liga mund të marrë formë në vikend

Për trajnerin Hansi Flick do të ishte trofeu i tretë me Barcelonën në dy sezone, ku përfshihet edhe Kupa e Mbretit e fituar vitin e kaluar.

Si te Barcelona ashtu edhe te Reali, në këtë fundjavë do të ketë mungesa të rëndësishme.

Raphinha mungon te Barcelona, kurse Kylian Mbappe, Eder Militao dhe Arda Guler te Real Madridi.