Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Spalletti flet për golin e Zhegrovës

Edon Zhegrova

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, është i lumtur për golin e Edon Zhegrovës. Me golin e Zhegrovës, Juve fitoi 1:0 ndaj Chelseat në miqësore të mërkurën. Për Zhegrovën është goli i parë me fanellën e Juventusit.

Spalleti ka vlerësuar paraqitjen e kosovarit, por i kishte edhe disa vërejtje.

“Goli qartë se është kënaqësi për çdokënd, por vetëm goli nuk mjafton. Vetëm një gol apo asistim nuk janë të mjaftueshëm, nëse nuk ofron përkrahjen e duhur për skuadrën për 90 minuta. Ju shënoni një gol në një minutë, ndërsa ndeshja zgjat 96 minuta. Ajo që vërtetë vlen është qasja gjatë ndeshjes. Ai është paraqitur mirë”, ka thënë Spalletti për “Sky Sports” pas ndeshjes në Hong Kong.

“Është e vërtetë që ai humbi disa topa disa herë, kur ka mundur të shtoj kontinuitet në lojë. Por ai shfaqi cilësitë që ka. Kur e ka topin në këmbë, mund të tërheqë dy apo tre lojtarë pas tij. Ai po ashtu demonstroi kualitetin e gjuajtjes së tij. Gjithnjë bëhet fjalë për t’i shfaqur gjitha këto, për të mbushur lojën dhe për të ndihmuar ekipin të rritet”, ka shtuar Spalletti.

Lexo përditësimet tjera
Zhegrova Juventus Chelsea

Supergol i Zhegrovës për fitoren e Juventusit ndaj Chelseat

Edon Zhegrova ka shënuar supergol të mërkurën për Juventusin. Me golin e Zhegrovës nga distanca, Juve...