Futboll

Prishtina mposht liderin e tabelës, Malishevën

Feronikeli

Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur liderin e tabelës, Malishevën si mysafir të shtunën me rezultatin 3:1.

Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e tretë të ndeshjes me golin e Drilon Hazrollajt. Katër minuta më pas, sulmuesi Sunday Akinbule i barazoi shifrat. 

Prishtina për 2:1 shënoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. 

Mbrojtësi i krahut Dion Gallapeni ishte realizatori i golit. Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje për Prishtinën e realizoi Leonat Vitija në minutën e 76-të. 

Prishtina pas tetë ndeshjeve ka 16 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Me një ndeshje më shumë të zhvilluar, Malisheva është në pozitën e parë me një pikë më shumë.