Prishtina ka shënuar fitore ndaj Malishevës me golat e minutave shtesë.
Prishtina në udhëtim fitoi 3:1 në ndeshjen që i takoi xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ardian Muja e kaloi në epërsi Prishtinën në minutën e 20-të. Malisheva edhe pse luajti me një futbollist më pak në fushë arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 80-të me golin që e realizoi Samuel Opeh.
Ardian Limani e kaloi sërish në epërsi Prishtinën 2:1 në minutën e 90-të.
Golin e tretë për Prishtinën e shënoi Valmir Veliu në minutën e 94-t.
Prishtina me këtë fitore del në vendin e parë me dhjetë pikë.
Malisheva ka katër pikë në vendin e nëntë.

Malisheva barazon rezultatin ndaj Prishtinës
Malisheva e ka barazuar rezultatin ndaj Prishtinës.
Pas harkimit të Altin Aliut nga këndi, qendërmbrojtësi Samuel Opeh, ka shënuar gol për malishevasit dhe e ka barazuar rezultatin në minutën e 81-të.
Prishtina në epërsi pas pjesës së parë
Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Malishevës.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” dhe i takon javës së pestë të elitës së futbollit kosovar.
Për 1:0 realizoi Ardian Muja në minutën e 20-të.