Ka përfunduar baras 1:1 derbi ndërmjet Malishevës dhe Prishtinës.
Ndeshja e zhvilluar të enjten pasdite në stadiumin “Liman Gegaj” i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.
Pas një veprimi të mirë individual në zonë në minutën e 29-të, Xhemal Ibishi e kaloi në epërsi Malishevën.
Prishtina shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 76-të. Golin e realizoi Assane Diatta nga pika e bardhë.
Malisheva mbetet në pozitën e parë me 20 pikë. Ka gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje.
Edhe
Malisheva ndalet nga Drenica
20 pikë ka edhe Prishtina në vendin e dytë. Prishtina nuk di ende për humbje, derisa numëron gjashtë fitore dhe dy barazime.
Por klubi nga kryeqyteti e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj kampiones së Kosovës, Dritës.
Prishtina barazon shifrat
Prishtina ka barazuar shifrat ndaj Malishevës. Për 1:1 realizoi Assane Diatta në minutën e 76-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Malisheva po e mposht Prishtinën pas pjesës së parë
Edhe
Malisheva e Llapi në epërsi pas pjesës së parë, pa gola në Gjilan
Malisheva është duke udhëhequr 1:0 ndaj Prishtinës pas pjesës së parë.
Golin e epërsisë për skuadrën malishevase e realizoi Xhemal Ibishi në minutën e 29-të.
Ndeshja i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva në epërsi ndaj Prishtinës
Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.
Edhe
Malisheva fiton dhe kalon Prishtinën e Gjilanin
Pas një veprimi të mirë individual në zonë në minutën e 29-të, Xhemal Ibishi realizoi për 1:0.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.