Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva fiton dhe kalon Prishtinën e Gjilanin

Xhemal Ibishi

Me golin e Xhemal Ibishit në minutën e 93-të, Malisheva, ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Dukagjinit të Klinës.

Me fitoren ndaj Dukagjinit të dielën, Malisheva ka kaluar me pikë Prishtinën e Gjilanin, që të shtunën mbrëma luajtën baras, 1:1.

Pozita e tretë siguron paraqitjen në Evropë.

Malisheva është ngritur në vendin e tretë me 46 pikë, kurse Prishtina bie në vendin e katërt me 45 pikë. Gjilani në vendin e pestë me 44 pikë, derisa Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë, sa ka edhe Drenica në vendin e shtatë.


Malisheva mbetet me një lojtar më pak në fushë

Malisheva ka mbetur me një lojtarë më pak në fushë në ndeshjen ndaj Dukagjinit. Në minutën e 64-t, Diatta Assane u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj lojtarit të Dukagjinit, Erlis Xhemajlit.

Edhe Malisheva siguron Evropën pas fitores ndaj Drenicës Futboll Malisheva siguron Evropën pas fitores ndaj Drenicës

Baras në Klinë në pjesën e parë

Pjesa e parë e ndeshjes së xhiros së 30-të e Superligës së Kosovës në futboll mes Dukagjinit dhe Malishevës është mbyllur baras. 

Ky ballafaqim po luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe është mbyllur me rezultatin 0:0.