Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva mposht Gjilanin dhe del në vendin e parë

Isgandarli

Sulmuesi nga Azerbajxhani, Vusal Isgandarli, ka shpërthyer me “hat-tick” në fitoren e skuadrës së Malishevës. 

Malisheva të dielën pasdite në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës e mposhti në shtëpi Gjilanin me rezultatin 3:1. 

Malisheva me këtë fitore del në vendin e parë me dhjetë pikë. 

Prishtina është në pozitën e dytë me nëntë pikë, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Isgandarli golat i realizoi në minutën e dhjetë të 71-të dhe të 75-të. 

Edhe Isgandarli, azerbajxhanasi që po shkëlqen te Malisheva Futboll Isgandarli, azerbajxhanasi që po shkëlqen te Malisheva

Ndërsa golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Oltion Bilalli në minutën e 19-të. 

Për Gjilanin është disfata e parë pas dy fitoreve dhe një barazimi. 

Gjilani renditet në pozitën e gjashtë me shtatë pikë.


Isgandarli kompleton “hat-trickun” ndaj Gjilanit

Vusal Isgandarli i Malishevës e ka kompletuar “hat-trickun” ndaj Gjilanit. 

Isgandarli e realizoi edhe golin për 3:1 në minutën e 75-të.


Malisheva kthen epërsinë ndaj Gjilanit

Malisheva ka kthyer epërsinë ndaj Gjilanit. 

Vusal Isgandarli realizoi për 2:1 në minutën e 71-të. 

Isgandarli e realizoi edhe golin e parë në minutën e dhjetë. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të elitës së futbollit kosovar.

Edhe Isgandarli, më i miri i xhiros Futboll Isgandarli, më i miri i xhiros

Baras pas pjesës së parë në “Liman Gegaj”

Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit. 

Malisheva kaloi në epërsi në minutën e nëntë me golin që e realizoi Vusal Isgandarli.

Gjilani shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 19-të. Autor i golit ishte Oltion Bilalli. 

Ndeshja i takon xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.


Gjilani barazon shifrat

Gjilani ka barazuar shifrat ndaj Malishevës. 

Oltion Bilalli realizoi për 1:1 në minutën e 19-të.


Malisheva në epërsi ndaj Gjilanit

Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit. 

Vusal Isgandarli shënoi golin e epërsisë për Malishevën në minutën e nëntë. 

Edhe Malisheva forcohet në pozitën që siguron Evropën Futboll Malisheva forcohet në pozitën që siguron Evropën

Ai u asistua nga Laurent Xhylani. 

Ndeshja i takon xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.