Interi ka shënuar fitore 2:1 të dielën pasdite ndaj Fiorentinas.
Interi i shënoi dy golat e fitores në minutat shtesë.
Fillimisht Marcus Thuram shënoi golin e barazimit në minutën e 91-të, ndërsa shtatë minuta më vonë, fitoren Interit ia siguroi goli i Piotr Zielinskit nga penalltia.
Ndeshja Inter – Fiorentina i takoi xhiros së tetë të Serie A.
Fiorentina kaloi në epërsi me golin e Alex Jimenezit në minutën e 65-të.
Te Fiorentina për herë të dytë në stol ishte shqiptari Arnis Ademi.
19-vjeçar ishte në stol edhe ndaj Comos.
Ademi luan në krahun e majtë të mbrojtjes.
Interi me fitore e ruan vendin e parë me 22 pikë, sa ka edhe Lazio në vendin e dytë.
Fiorentina ka katër pikë nga tetë ndeshje.