Skuadra e Interit falë autogolit të shënuar nga Martin Frese në minutën e 94-t, i ka fituar pikët e plota në ndeshjen që i takoi javës së dhjetë të Serie A.
Interi të dielën e mposhti në udhëtim me shumë vështirësi Veronan me rezultatin, 2:1.
Piotr Zielinski realizoi supergol në minutën e 16-të për ta kaluar në epërsi Interin.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 40-të me golin që e shënoi Giovane.
Ishte autogoli i mbrojtësit danez, Frese, që e vendosi takimin në sekondat e fundit.
Për “Nerazurrët” ishte fitorja e shtatë këtë edicion. Kanë edhe tri humbje.
Ndërkohë Verona nuk di për fitore ende. Ka pesë barazime dhe pesë humbje.
Interi ka 21 pikë, kurse Verona numëron pesë.
Artikuj të ngjashëm