Vusal Isgandarli i Malishevës është futbollisti më i mirë i xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.
FFK-ja të hënën e shpalli më të mirin, përkatësisht fituesin e çmimit “Ylli i Javës”.
Sulmuesi nga Azerbajxhani shkëlqeu të dielën në fitoren 3:1 të Malishevës ndaj Gjilanit.
30-vjeçari Isgandarli realizoi “hat-trick”.
Më i miri i xhiros shpallet, nëpërmjet një komisioni të veteranëve të futbollit.
“Isgandarli shënoi tre gola, duke qenë vendimtar në fitoren e malishevasve, të cilët aktualisht kryesojnë tabelën e Superligës”, ka shkruar FFK-ja.