Një fëmijë 8-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë, kanë njoftuar prindërit e tij për KOHËN.
Sulmi ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.
Sipas familjarëve, 8-vjeçari ka pranuar tretman mjekësor dhe e kanë lajmëruar rastin.
“U.M 8-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë të enjten në ora 10:00 në lagjen 'Bregu i Diellit' në kryeqytet. Djali ka pranuar tretman mjekësor dhe prindërit kanë thënë se e kanë lajmëruar rastin edhe në polici. Sipas tyre është e papranueshme që fëmijët të sulmohen në një lagje urbane nga një grumbull i madh i qenve”, kanë thënë ata.
KOHA ka kontaktuar Policinë dhe Emergjencën për më shumë detaje rreth rastit dhe sapo të ketë përgjigje lajmi do të përditësohet.
-
Kryeqyteti s’e kompenson 76-vjeçaren që u sulmua nga katër qen endacakë
-
Rreziku nga qentë endacakë – mbi 15 sulme në muaj vetëm në Prishtinë
-
Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së
-
Një burrë raporton në Prishtinë se është sulmuar seksualisht nga një burrë tjetër
-
Një person sulmohet dhe grabitet nga i panjohuri në Prishtinë