Një mjeke, e cila është shtatzënë, është sulmuar nga qentë endacakë mëngjesin e sotëm brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla, ka thënë për KOHËN se gjendja e saj është stabile dhe se është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për vazhdim të trajtimit.
"Rreth orës 8 të mëngjesit është sjellë në QE një paciente me plagë të marra nga kafshimi i qenve endacakë. Pacientja është punëtore shëndetësore, Doktoreshë në Specializim në QKUK. Pas trajtimit të marrë në QE dhe konsultimeve të nevojshme pacientja transferohet në klinikën e kirurgjisë plastike për vazhdim të trajtimit të mëtutjeshëm. Gjendja e pacientes është stabile", ka konfirmuar Syla.
-
Shkoi ta vizitojë nënën e sëmurë në QKUK, përfundon si pacient nga kafshimi i qenve endacakë
-
Sulmohet nga qentë endacakë një 8-vjeçar në Prishtinë
-
Rreziku nga qentë endacakë – mbi 15 sulme në muaj vetëm në Prishtinë
-
Iniciohet formimi i shtabit emergjent pas sulmeve të qenve endacakë brenda QKUK-së
-
Ish-ylli i Liverpoolit u sulmua nga qeni, iu deshën mbi 50 qepje për plagët