Deri në orën 14:00, pjesëmarrja në votime në Komunën e Preshevës ka arritur në 20% (rreth 9,200 votues), që shënon një rritje prej rreth 2% krahasuar me procesin e kaluar zgjedhor.
Këto të dhëna përfshijnë të gjitha 37 vendvotimet e komunës, ku të drejtë vote kanë gjithsej 46,000 qytetarë.
Procesi i votimit deri më tani ka rrjedhur pa incidente serioze. Megjithatë, një shqetësim që e kanë ngritur shumë qytetarë, veçanërisht ata që kanë ardhur nga Kosova për të votuar, është se nuk i kanë gjetur emrat e tyre në listat e votuesve, pasi janë fshirë nga to.
Sot në Serbi janë duke u mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin prej 250 ulësesh, në të cilat Koalicioni Shqiptar garon si subjekt i vetëm politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me numrin 17.