Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dukagjini mposht Malishevën me dy supergola

Dukagjini

Mërgim Pefqeli realizoi supergol në minutën e 19-të për epërsinë 1:0. 

Në minutën e 31-të, Dienit Isufi shënoi pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar. Dhe me golat e Pefqelit e Isufit, Dukagjini ka realizuar fitore të madhe përballë Malishevës të enjten mbrëma, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori”.  

Ballafaqimi i zhvilluar në Klinë ishte i fundit i xhiros së pestë. 

Për Dukagjinin ishte fitorja e tretë sezonale ku i ka edhe dy barazime. Ndërkohë, Malisheva e pësoi disfatën e parë të sezonit, pas formës së mirë me tri fitore e një barazim. 

Dukagjini ngjitet në pozitën e dytë me 11 pikë dhe i kalon Malishevën e Gjilanin në renditje. Malisheva e Gjilani në pozitën e tretë e të katërt kanë nga një pikë më pak. 

Edhe Dukagjini me fitore të pritur, shmang barazhin Sport Dukagjini me fitore të pritur, shmang barazhin

Prishtina është lidere me 12 pikë dhe me një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj kampiones në fuqi, Dritës. Drita i ka shtatë pikë në mesin e tabelës. Ballkani është i pesti me nëntë pikë. Me nga tri pikë në pozitën e shtatë, tetë dhe të nëntë, janë Llapi, Drenica dhe Feronikeli 74. E fundit në tabelë është Vushtrria që ka pesë humbje dhe nuk e ka asnjë pikë.


Epërsi prej dy golave e Dukagjinit

Dukagjini i Klinës ka shkuar në pushim ndaj Malishevës me dy gola epërsi. 

Mërgim Pefqeli dhe Dienit Isufi shënuan dy gola shumë të bukur në minutat 19 dhe 31.
 


Dukagjini shënon golin e dytë

Edhe Malisheva fiton dhe kalon Prishtinën e Gjilanin Futboll Malisheva fiton dhe kalon Prishtinën e Gjilanin

Dukagjini e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Malishevës. 

Pas një aksioni mirë të ndërtuar në minutën e 31-të, Dienit Isufi shënoi për 2:0.
 


Supergol i Pefqelit

Mërgim Pefqeli ka shënuar supergol ndaj Malishevës. 

Edhe Tjetër ndeshje pa fitore për Drenicën Futboll Tjetër ndeshje pa fitore për Drenicën

Me golin e minutës së 19-të, Dukagjini është në epërsi 1:0 ndaj Malishevës. 

Ndeshja po luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe është e fundit e xhiros së pestë të Superligës.