Altin Aliu i Malishevës ka shënuar gol ndaj Prishtinës në minutën e 95-të dhe ia ka siguruar fitoren malishevasve në garën për pozitën e tretë.
Me golin e Aliut në minutën e pestë të kohës shtesë, Malisheva e fitoi 1:0 ndeshjen e xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Prishtinës.
Për shkak të punimeve në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ky ballafaqim u zhvillua në terrenin natyral të Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali.
Me fitoren e arritur me shumë vështirësi, Malisheva tani forcohet në vendin e tretë me 52 pikë. Shtatë pikë më pak i ka Prishtina.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro.
Edhe
Prishtina e Re me fitore të madhe ndaj Malishevës
Në ndeshjen e së shtunës mes Prishtinës dhe Malishevës nuk munguan rastet. Madje ishin të shumta për të dyja skuadrat. Si Prishtina ashtu edhe Malisheva, iu afruan shënimit të golit, por qëlluan nga një herë shtyllën.
Dhe goli erdhi në fundin e ndeshjes. Një top të rrezikshëm në zonë e devijoi me shumë vështirësi portieri Altin Gjokaj, ndërsa nga topi i mbetur në zonë përfitoi Aliu që shënoi me lehtësi me kokë në portën e zbrazët.
Të dyja ekipet e mbyllën ndeshjen me nga një futbollist më pak në fushë.
Mbrojtësi Gjorgje Shaletiq i Prishtinës u përjashtua nga loja në minutën e 77-të, kurse Etnik Brruti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 92-të.
Mbyllet pa gola pjesa e parë në Hajvali
Edhe
Prishtina mposhtet thellë në Malishevë
Prishtina dhe Malisheva kanë luajtur baras në pjesën e parë në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
45 minutat e para të ndeshjes u mbyll 0:0, pavarësisht rasteve që patën ekipet.