Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina mposhtet thellë në Malishevë

Laurent Xhylani

Autori i dy golave për Malishevën, Laurent Xhylani

Prishtina ka bërë hap të gabuar në garën për titull të kampionit.

Të hënën, Prishtina pësoi 3:0 në udhëtim te Malisheva. Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të elitës kosovare të futbollit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e parë dallimin e bënë dy penallti. Fillimisht nga pika e bardhë shënoi Etnik Brruti në minutën e 26-të e më pas edhe Laurent Xhylani në minutën e 33-të. 

Prishtina luajti pa kapitenin Ardian Limani prej minutës së 32-të. Ai u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërkohë Xhylani shënoi tjetër gol në minutën e 73-të për 3:0.

Me fitore, Malisheva ka barazuar pikët me Prishtinën. Prishtina është e treta me 37 pikë, tani pesë më pak se liderja, Drita. Ballkani është i dyti me 39 pikë, kurse Malisheva renditet e katërta.


Malisheva e shënon edhe golin e tretë

Malisheva ka kaluar në epërsi 3:0 ndaj Prishtinës.

Në minutën e 73-të Laurent Xhylani realizoi golin e tretë për malishevasit. 

Prishtina është duke luajtur me një lojtar më pak në fushë.


Prishtina po pëson disfatë nga Malisheva

Etnim Brruti dhe Laurent Xhylani shënuan golat për Malishevën që e mbyllën pjesën e parë ndaj Prishtinës, 2:0.

Brruti e shënoi golin në minutën e 26-të, kurse Xhylani në minutën e 33-të. Të dy realizuan nga penalltia. Nga minuta e 33-të, Prishtina mbeti me një lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Arsian Limanit.