Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint-Germaini të premten mbrëma është ndalur në barazim në shtëpi nga skuadra e Strasbourgut.
Ndeshja e cila i takoi xhiros së tetë përfundoi baras 3:3.
Bradley Barcola i kaloi në epërsi vendësit në minutën e gjashtë.
Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 26-të me golin që e shënoi Joaquin Panichelli.
Diego Moreira e kaloi në epërsi 2:1 Strasbourgun në minutën e 41-të.
Panichelli realizoi edhe për 3:1 në minutën e 49-të.
Nëntë minuta më pas, Gonçalo Ramos, e ngushtoi rezultatin në 3:2.
Parisi shifrat në 3:3 i barazoi në minutën e 79-të. Realizatori i golit ishte Senny Mayulu.
Parisi vazhdon të jetë lider me 17 pikë. Strasbourgu ka një pikë më pak në vendin e dytë.