Futboll

Paris Saint-Germaini fiton dhe bëhet lider

PSG

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini, mposhti Strasbourgun me rezultat 2:1 në udhëtim.

Fitoren Parisit ia siguroi Nuno Mendes. Ai shënoi në minutën e 81-të golin e fitores 2:1.

Golin e parë për parisienët e realizoi në minutën e 22-të, Senny Mayulu. Golin e vetëm për vendësit e shënoi Guela Doue në minutën e 27-të.

Me fitoren e shënuar të dielën, PSG-ja është ngritur në vendin e parë me 48 pikë. Ka dy pikë më shumë se Lensi i pozitës së dytë.

Strasbourgu është në pozitën e shtatë me 30 pikë.