Paris Saint-Germaini është ndalur në barazim nga Lorienti në shtëpi në kuadër të xhiros së 32-të të Ligue 1 të Francës.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën përfundoi 2:2.
Ibrahim Mbaye i kaloi në epërsi vendësit në minutën e gjashtë. Mysafirët reaguan shpejt duke i barazuar shifrat gjashtë minuta më pas me golin që e realizoi Pablo Pagis.
Parisi kaloi sërish në epërsi 2:1 në minutën e 62-të. Autor i golit ishte mesfushori francez, Warren Zaire-Emery.
Aiyegun Tosin e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 78-të dhe ia siguroi një pikë skuadrës së Lorientit.
Edhe
Lorienti e ndal në barazim kampionin e Evropës
Për parisienët ishte barazimi i katërt këtë edicion, krahas 22 fitoreve dhe pesë humbjeve. Parisi vazhdon të jetë lider me 70 pikë.
Lorienti renditet në pozitën e nëntë me 42 pikë.