Paris Saint-Germaini është ndalur sërish në barazim.
PSG-ja të premten mbrëma barazoi 2:2 në udhëtim me Lillen në kuadër të javës së dytë të Ligue 1 të Francës.
Parisi edhe në xhiron e parë u ndal në barazim nga Rennesi.
Hakon Arnar Haraldsson e kaloi në epërsi Lillen në minutën e 21-të.
Dilane Bakëa shënoi për 2:0 në minutën e 84-t.
Parisi e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 91-të me golin që e realizoi Vitinha.
Ndërsa në minutën e 95-të, Marquinhos e barazoi rezultatin në 2:2.
Lille në xhiron e parë fitoi 2:0 ndaj Angersit.