Masar Omeragiq është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor u mbajt të dielën, ndërsa si kandidat i vetëm, Omeragiq fitoi me aklamacion.
Në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Omeragiq zëvendësoi Muhamed Sejdinin, i cili dha dorëheqje. Nën drejtimin e Sejdinit, futbolli maqedonas pati ngritje të madhe. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll shënoi sukses historik duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.
Në strukturat e Federatës së Maqedonisë së Veriut pritet të përfshihen në të ardhmen, Artim Shaqiri, Agim Ibraimi, Goran Pandev, Ilija Najdoski e Gjorgi Hristov.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini
-
Pasi udhëhoqi Maqedoninë V. drejt sukseseve historike, Muhamed Sejdini jep dorëheqje
-
Muamed Sejdini rrihet nga persona të maskuar në Shkup
-
Muriqi, transferimi i parë i presidentit të ri të Fenerbahçes – vendoset dëmshpërblimi
-
Yildirim president i Fenerbahçes, transferimi i Muriqit drejt realizimit