Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini

Muhamed Sejdini

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM), Muhamed Sejdini, është arrestuar të enjten, ka raportuar “Alsat” me burime.

Sipas raportimeve, Sejdini dyshohet për shpërdorimin e 700 mijë eurove të cilat UEFA i pati ndarë për ndërtimi e një tribune në një stadium në Ohër.

Sejdini e mori drejtimin e FFM-së në vitin 2018. Nën të, Maqedonia e Veriut e arriti suksesin më të madh në histori duke u kualifikuar në Euro 2020.

Ai u largua nga posti në vitin 2024, pasi i përfundoi mandati.