Patriot Sejdiu, dy herë kampion në Suedi me Malmon, është larguar nga Superliga e Rumanisë, vetëm dy muaj pasi iu bashkua UTA Aradit.
Ai nuk debutoi për UTA Aradin, ndërsa mediumet në Suedi kanë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur.
25-vjeçari është larguar pasi klubi i elitës rumune kishte borxhe në FIFA dhe nuk ka arritur që ta regjistrojë Sejdiun në kohë. Sejdiu e ka një paraqitje me U21 të Kosovës.
Sejdiu kishte nënshkruar kontratë në muajin mars me UTA Aradin, deri në verën e vitit 2027.
Sejdiu tani është futbollist i lirë dhe pritet të kthehet në Suedi.
Ai i ka luajtur 40 ndeshje për Malmon, ndërsa si i huazuar u paraqit edhe te Roda JC dhe NAC Breda në Holandë. Në Suedi ka luajtur edhe për Osters IF.