Patriot Sejdiu është futbollisti tjetër nga Kosova që do të luajë në kampionatin elitar të Rumanisë.
Sejdiu të enjten u zyrtarizua si futbollist i ri i UTA Aradit. Ai ishte futbollist i Malmos, por nuk ka luajtur prej 29 shtatorit të vitit të kaluar.
Vitin e kaluar, Sejdiu ishte i huazuar tek Ostersi nga Malmo. I luajti 10 ndeshje në elitën e futbollit suedez, ndërsa e pati një asistim.
Ndeshja e fundit e Sejdiut ishte ndaj Goteborgut në humbjen 2:0.
Më pas pësoi lëndim dhe nuk luajti në gjashtë ndeshjet e fundit.
Sejdiu karrierë ka bërë më parë edhe te Dalkurdi, NAC Breda e Roda JC.
Edhe
Borxhi në FIFA shtyn Sejdiun të largohet nga UTA Aradi
E ka një paraqitje edhe me Kosovën U21.
“UTA e përforcon fazën e sulmit me Patriot Sejdiun! Futbollisti ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai është 25-vjeçar dhe dy herë kampion në Suedi. Ai është rritur tek Akademia e Malmo FF, një prej klubeve më të rëndësishme në futbollin suedez. Në klubin ku është rritur Zlatan Ibrahimoviq. Sejdiu është kosovar dhe ka nënshtetësi suedeze. Lojtari i ri i UTA-s mund të luajë si mesfushor i krahut dhe mund të mbulojë disa pozita në sulm”, ka shkruar UTA në Facebook.
