25-vjeçari Patriot Sejdiu ka mbetur pa klub pasi e ka shkëputur kontratën me Malmon suedeze, njërën prej skuadrave më të njohura në Suedi.
Futbollisti i krahut ka thënë se e ka dashur qëndrimin te kjo skuadër, por Malmo kishte plane të tjera.
E ardhmja e tij është e paqartë tani.
“Nuk e di se çfarë do të ndodh, është në duart e menaxherit tim. Nuk di asgjë për momentin”, ka thënë Sejdiu, shkruan “Fotbollskanalen” të enjten.
Sejdiu është zhvilluar te Malmo, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Dalkurdi, NAC Breda e Roda në Holandë. Në edicionin e kaluar ishte i huazuar tek Ostersi.
“Malmo kishte plane të tjera dhe unë nuk doja të shkoja huazim diku tjetër. Fola me zyrtarët e klubit dhe ua shpjegova. Ata u pajtuan që ta shkëpusin kontratën. Malmo ka shumë lojtarë”, ka deklaruar Sejdiu.
Edhe
Borxhi në FIFA shtyn Sejdiun të largohet nga UTA Aradi
Sejdiu iu bashkua të rinjve të Malmos në vitin 2018. Në “Allvesnskan”, ligën elitare të Suedisë, i ka pesë gola e një asistim në 39 paraqitje.
Sejdiu e ka një paraqitje edhe me Kosovën U21.