Mesfushori i Union SG, Besfort Zeneli, mund t’i mungojë Suedisë për ndeshjen kundër Rumanisë, të premten, në Ligën e Kombeve.
Zeneli ka pësuar një lëndim të dielën, ndërsa situata e tij do të monitorohet nga stafi mjekësor i Suedisë.
“As Befort Zeneli nuk merr pjesë në stërvitje. Ai po bën rehabilitim. Ka një ndrydhje në këmbë. Zenelin po e trajtojnë dhe po e rehabilitojnë për pjesën tjetër të javës”, thotë zëdhënësja e Suedisë, Petra Thoren.
“Ekipi mjekësor do ta ndjekë situatën e tij ditë pas dite. Është shumë herët për të thënë nëse mungon”.
Mesfushori 23-vjeçar për Suedinë ka luajtur 10 ndeshje.