Shkëndija e Tetovës ka dalë me reagim të hënën mbrëma pas ndeshjeve të xhiros së 22-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija barazoi 1:1 me Brera Strumicën, ndërsa Vardari fitoi nga Sileksi 1:0. Shkëdija e Vardari janë në garë për titull të kampionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Shkëndija thonë se Vardari po favorizohet në garën për titull të kampionit. Në reagim ka shkruar se vendimet skandaloze të arbitrave kanë favorizuar Vardarin.
“Vendimet skandaloze të arbitrave, të cilat në mënyrë të përsëritur kanë favorizuar KF Vardar, po dëmtojnë rëndë integritetin e garës dhe po krijojnë një perceptim të rrezikshëm për mënyrën se si po administrohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ai që duhet të quhet ‘kampionati elitar’”, shkruan në fillim të reagimit.
Vardari është lider me 55 pikë, kurse Shkëndija në vendin e dytë me 52 pikë. Struga zë vendin e tretë me 47 pikë.
“Nëse kjo qasje e pabarabartë ndaj garës vazhdon, me referime skandaloze ne do të jemi të detyruar të vëmë seriozisht në pikëpyetje vazhdimin e investimeve tona në këtë ambient. Njëkohësisht, për gjithë ngjarjet, rrjedhën dhe zhvillimet e kampionatit tonë do të informojmë institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe UEFA-në. Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë. Shkëndija nuk kërkon asgjë më shumë se kaq!”, shkruan në fund të reagimit.