Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Foda tregon se cili është kapiteni i ri i Kosovës

Foda

Vedat Muriqi do të jetë kapiten i ri i Kosovës. Këtë e ka konfirmuar seleksionuesi Franco Foda në konferencë për media. Muriqi do ta zëvendësojë Amir Rrahmanin që vendosi të tërhiqet nga Përfaqësuesja. 

“Kapiteni i Kombëtares do të jetë Vedat Muriqi. E kemi diskutuar me lojtarët. I dyti do të jetë Mërgim Vojvoda. Na presin lojë të vështira dhe dihet që në këtë grup është Austria favorite. Ne si Kombëtare kemi shumë qëllime të larta. Në radhë të parë dëshirojmë të mbesim në Ligën B. Pastaj nëse paraqitemi mirë të vazhdojmë dhe të ngrihemi”, tha Foda. 

Foda ka thënë se lojtarët e rinj të ftuar janë integruar shumë shpejt në lojën e ekipit. 

“Kemi lojtarë shumë të mirë dhe kemi lojtarë që i kanë pritur mirë të rinjtë. Nuk kemi pasur aq shumë kohë por kemi punuar mirë me top dhe kur nuk e kemi topin. Mendoj se jemi përgatitur mirë për të luajtur ndaj Irlandës”, tha Foda. 

Ndërkohë menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka thënë se lojtarët e rinj Erblin Osmani dhe Dion Kaçuri do të jenë në dispozicion të luajnë sa u përket dokumentacioneve, por mbetet te trajneri. 
 

Lexo përditësimet tjera
Foda

Foda dhe Avdullahu flasin para ndeshjes me Irlandën

Përzgjedhësi Franco Foda dhe mesfushori i Hoffenheimit, Leon Avdullahu, janë në konferencën për shtyp te Kosova...