Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Foda dhe Avdullahu flasin para ndeshjes me Irlandën

Foda

Përzgjedhësi Franco Foda dhe mesfushori i Hoffenheimit, Leon Avdullahu, janë në konferencën për shtyp te Kosova për të folur për ndeshjen e parë të Ligës B të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës. 

Kosova ndaj Irlandës luan të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Në grup me Kosovën janë edhe Austria dhe Izraeli.

Foda tregon se cili është kapiteni i ri i Kosovës

1 min. më parë / 23 sht 2026 16:29
Foda

Vedat Muriqi do të jetë kapiten i ri i Kosovës. Këtë e ka konfirmuar seleksionuesi Franco Foda në konferencë për media.

“Kapiteni i Kombëtares do të jetë Vedat Muriqi. E kemi diskutuar me lojtarët. I dyti do të jetë Mërgim Vojvoda. Na presin lojë të vështira dhe dihet që në këtë grup është Austria favorite. Ne si Kombëtare kemi shumë qëllime të larta. Në radhë të parë dëshirojmë të mbesim në Ligën B. Pastaj nëse paraqitemi mirë të vazhdojmë dhe të ngrihemi”, tha Foda.