Vedat Muriqi pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si lojtar i ri i Fenerbahçes.
Zgjedhja e Aziz Yildirimit në postin e presidentit të Fenerit, ka hapur rrugën për transferimin e Muriqit nga Mallorca te gjiganti turk.
Muriqi ishte “pjesë” e kampanjës së Yildirimit për fitimin e zgjedhjeve te Fenerbahçe dhe pritet të jetë transferimi i parë në periudhën e tij të re në krye të klubit.
Mediume të shumta në Turqi dhe Spanjë kanë shkruar se Mallorca do të përfitojë 15,5 milionë euro nga shitja e Muriqit.
Kosovari shkëlqeu në La Liga duke i realizuar 23 gola në edicionin e fundit. Por rënia e Mallorcas nga La Liga ka bërë që Muriqi të kërkojë sfidë të re.
Transferimi i Muriqit mund të zyrtarizohet shumë shpejt. Ai tashmë është në Turqi, por për pushime, shkruan “Ultima Hora”.
-
Kandidati për president të Fenerbahçes premton transferimin e Muriqit
-
Hurriyet: Vedat Muriqi te Fenerbahçe, marrëveshja është arritur!
-
Muriqi prezantohet zyrtarisht: Krenar që luaj sërish për Fenerbahçen
-
Muriqi: Madhështia e Fenerbahçes është “tjetër nivel”
-
Muriqi premton të vazhdojë me gola edhe te Fenerbahçe