Kampioni i Polonisë, Lech Poznan, kishte fituar 4:1 ndaj Aarahusit në Danimarkë një javë më parë, duke përfituar nga një përjashtim i hershëm te skuadra kampione daneze.
Pritej që ndeshja e kthimit e raundit të dytë kualifikues të Championsit të ishte formalitet. Por nuk doli kështu.
Të mërkurën mbrëma Aarhausi luajti ndeshje të madhe. Në kohë e rregullt fitoi 3:0, duke e barazuar rezultatin e përgjithshëm në 4:4. Kështu ndeshja shkoi në vazhdime. Lech Poznani shënoi gol në minutën e 95-të dhe dukej që do të avanconte tutje.
Por Aarhausi shënoi për 4:1 në minutën e 100-të.
Dhe fituesin e vendosën penalltitë. Pas serisë së parë skuadra polake ishte në epërsi 1:0. Por më pas polakët humbën dy penallti rresht, kurse danezët nuk dështuan më për fitore 4:3 në penallti.
Edhe
Lensi fiton me gola të minutave shtesë
Juxhin Xhaja i Shqipërisë e drejtoi këtë ndeshje. Ai për ndihmës i kishte Arbër Zallën e Taulant Kasën, po ashtu nga Shqipëria.
Ndeshja u zhvillua para plot 36 mijë shikuesve, që mbetën të dëshpëruar.
Mediat polake e kanë pritur rëndë eliminimin e Lech Poznanit.
“Kështu ndodhi turpërimi që do të mbahet mend për shumë vjet”, shkroi “Przeglad Sportowy”, gazeta më e vjetër sportive në Poloni.
Edhe
Thuni turpërohet në Poloni
“Turpërim për Lech Poznanin”, ka shkruar “Fakt”.
Në Danimarkë reagimet ishin të tjera.