Ndeshje për libra të historisë kanë luajtur të martën mbrëma Paris Saint-Germaini dhe Bayerni. “Finalen e parakohshme” të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në “Parkun e Princave”, Parisi e fitoi me rezultatin 5:4.
Ky rezultat e lë plotësisht të hapur sfidën gjysmëfinale të Championsit për ndeshjen e kthimit që zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në Mynih.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat e shumtë e kanë bërë të veçantë gjysmëfinalen e parë. Në përgjithësi u luajt futboll i nivelit shumë të lartë. Dhe të dy skuadrat kanë dëshmuar se meritojnë të jenë në finale.
Harry Kane kaloi në epërsi Bayernin me golin nga penalltia në minutën e 17-të.
Khvicha Kvaratskhelia barazoi në 1:1 në minutën e 24-t, ndërsa Joao Neves shënoi për 2:1 në të mirë të parisienëve në minutën e 33-të.
Në minutën e 41-të për 2:2 realizoi Michael Olise, por në pjesën e parë u shënua edhe goli i pestë i ndeshjes. Ousmane Dembele realizoi për 3:2 në të mirë të Parisit në minutën e pestë shtesë. Edhe fituesi i Topit të Artë shënoi nga penalltia.
Paris Saint-Germaini, që është fitues në fuqi i Championsit, nisi furishëm pjesën e dytë.
Për 4:2 shënoi Khvaratskhelia në minutën e 56-të, ndërsa për 5:2 Ousmane Dembele, në minutën e 58-të.
Dukej që Bayerni po pësonte debakël. Por jo.
Bavarezët reaguan me dy gola. Dayot Upamecano shënoi për 5:3 në minutën e 65-të, kurse për 5:4 shënoi Luis Diaz në minutën e 68-të.
Sulmet nuk u ndalën, rastet për gola po ashtu. Parisi qëlloi shtyllën, por gola të tjerë nuk u shënuan. Dhe spektakli do të vazhdojë javën e ardhshme në Gjermani.
Bayerni po kthehet furishëm, shënon golin e katërt
Bayerni nuk po ndalet në “Parkun e Princave”.
Tashmë ka realizuar golin e katërt. Luis Diaz shënoi në minutën e 68-të për të ngushtuar rezultatin në 5:4.
Spektakël në Paris, shënohet goli i tetë
Nuk kanë të ndalur golat në “Parkun e Princave”.
Bayerni e ka shënuar tashmë golin e tretë.
Për 5:3 shënoi Dayot Upamecano në minutën e 65-të.
Parisi shënon edhe golin e pestë
Parisi nuk po ndalet në ndeshjen ndaj Bayernit.
Për 5:2 realizoi Ousmane Dembele në minutën e 59-të.
Kvara sërish në skenë, Parisi në epërsi 4:2
Khvicha Kvaratskhelia ka shënuar tjetër gol të bukur për epërsinë 4:2 të PSG-së ndaj Bayernit.
Khvicha shënoi në minutën e 56-të.
Pjesa e parë e superndeshjes në “Parkun e Princave” i takon Parisit
Pesë gola janë shënuar gjatë pjesës së parë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet PSG-së dhe Bayernit.
Pjesa e parë i takoi Parisit. E mbylli me epërsi 3:2 pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në “Parkun e Princave” në Paris.
Harry Kane kaloi fillimisht gjermanët në epërsi. Ai e shndërroi në gol penalltinë e fituar në minutën e 17-të nga Luis Diaz.
Por shpejtë Parisi barazoi rezultatin. Në minutën e 24-t golin për 1:1 e shënoi Khvicha Kvaratskhelia.
Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Parisi, shënoi shpejtë edhe golin e epërsisë. Për 2:1 realizoi Joao Neves në minutën e 33-të.
Por me supegolin e Michael Olises në minutën e 41-të, Parisi barazoi rezultatin.
Në fund të pjesës së parë, Parisi fitoi penallti, të cilën në gol e shndërroi fituesi i Topit të Artë për vitin 2025, Ousmane Dembele.
Ai ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.
Pritet ndeshje e zjarrtë edhe në pjesën e dytë.
Supergol nga Olise, barazohet rezultati
Është shënuar edhe goli i katërt në superndeshjen në Paris.
Golin e barazimit 2:2 për Bayernin në ndeshjen ndaj PSG-së e shënoi Michael Olise.
Ishte supergol nga francezi në minutë ne 41-të.
Superndeshje në Paris, PSG-ja kalon në epërsi
Paris Saint-Germaini ka kaluar në epërsi kundër Bayernit me rezultat 2:1.
Golin për parisienët e shënoi Joao Neves në minutën e 33-të.
Superndeshja gjysmëfinale e Championsit po luhet në Paris.
Krahas golave, PSG-ja e Bayerni patën edhe disa raste tjera shënimi. Bayerni qëlloi shtyllën para se PSG-ja të shënonte golin e epërsisë.
PSG-ja barazon, Kvaratskhelia shënon gol të bukur
Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Bayernit.
Golin e barazimit 1:1 për PSG-në e shënoi sulmuesi në formë, Khvicha Kvaratskhelia.
Ai e realizoi golin në minutën e 24-t.
VIDEO:
🚨 Kvaratskhelia has equalized score.
— Goals Xtra (@GoalsXtra) April 28, 2026
🇪🇺 Paris Saint-Germain 1-1 Bayern Münchenpic.twitter.com/h0wm8OnmAw
Kane kalon Bayernin në epërsi ndaj PSG-së
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka kaluar Bayernin në epërsi 1:0 kundër PSG-së.
Kane e shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Luis Diaz në minutë ne 17-të.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve po luhet në “Parkun e Princave” në Paris.
Dembele udhëheq sulmin e PSG-së, Kane të Bayernit
Paris Saint-Germani dhe Bayerni kanë publikuar emrat e lojtarëve titullarë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele, do ta udhëheq sulmin e Paris Saint-Germainit, kurse Harry Kane të Bayernit.
Dueli ndërmjet PSG-së dhe Bayernit luhet në “Parkun e Princave” në Paris dhe nis nga ora 21:00.
