Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Thuni turpërohet në Poloni

Thuni

Kampioni i Zvicrës, Thuni, ku paraqiten Valmir Matoshi dhe Dorian Derbaci, është turpëruar të enjten mbrëma në udhëtim te Lech Poznani. 

Ndeshjen e zhvilluar në Poznan të Polonisë, Thuni e humbi 7:0. 

Pesë gola i pranoi në pjesën e parë, e dy të tjera në të dytën. 

Reprezentuesi i Kosovës, Matoshi, e kompletoi ndeshjen, ndërsa Derbaci mbeti në bankën rezervë. 
Kjo ishte ndeshja e parë e plejofit të Ligës së Evropës.