Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kampioni i Zvicrës e nis me fitore edicionin e ri

Thuni

Kampioni në fuqi i Zvicrës, Thuni, e ka nisur me fitore edicionin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran. 

Thuni të shtunën mbrëma e mposhti Luzernin në udhëtim me rezultatin 3:1. 

Stefan Knezeviq e kaloi në epërsi Luzernin në minutën e dytë. Reagimi ishte i shpejtë nga Thuni duke i barazuar shifrat, gjashtë minuta më pas. 

Për 1:1 shënoi Nico Maier. 

Golin e epërsisë 2:1 e realizoi Marc Gutbub në minutën e 51-të. 

Ndërsa golin e tretë për mysafirët e shënoi Nicolas Burgy në minutën e 84-t. 

Edhe Kampioni i ri i Zvicrës pëson tetë gola Futboll 2 muaj më parë Kampioni i ri i Zvicrës pëson tetë gola

Valmir Matoshi te Thuni në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të, kurse Dorian Derbaci, luajti deri në minutën e 74-t. 

Ndërkohë te Luzerni në portë ishte Simon Simoni.