Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Baseli mposht Thunin dhe ia shtyn festën, shënojnë Ajeti e Matoshi

basel

Thuni është bërë gati për ta festuar titullin e kampionit të Zvicrës, por duhet të presë të paktën deri të deielën.

Thuni pësoi 3:1 në udhëtim nga Baseli të shtunën, në kuadër të xhiros së 35-të të elitës helvetike. Tri xhiro para fundit i ka 11 pikë më shumë se St. Galleni. Por St. Galleni luan të dielën dhe mund ta zvogëlojë diferencën në tetë pikë, që nuk mjafton për ta siguruar titullin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin për Thunin, që avancoi 1:0 në minutën e 41-të, e shënoi mesfushori kosovar Valmir Matoshi.
Albian Ajeti shënoi për epërsinë 2:1 të Baselit në minutën e 87-të.

Ajeti hyri në lojë në minutën e 76-të.

Matoshi e Kastriot Imeri startuan te Thuni.

Baseli, ende kampion në fuqi, është i katërti.