Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Festë për Matoshin e Imerin, Thuni kampion i Zvicrës

Thun

Ndonëse nuk luajti të dielën, Thuni ka regjistruar suksesin më të madh deri më tani. Falë fitores 3:0 të Sionit ndaj St. Gallenit, Thuni e ka siguruar titullin e parë të kampionit të Zvicrës në futboll.

Është shpresuar se titullin e parë Thuni do ta fitonte të shtunën mbrëma. Por humbja 3:1 ka bërë që festa të shtyhet për të dielën. Për ta siguruar titullin, Thunit i duhej që St. Galleni mos të fitonte ndaj Sionit në ndeshjen e xhiros së 35-të të Superligës zvicerane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tri xhiro para fundit të edicionit, Thuni i ka 74 pikë, plot 11 më shumë se St. Galleni i vendi të dytë.

Suksesi i Thunit vlerësohet i mahnitshëm. Klubi i themeluar 127 vjet më parë, u kthye në Superligën e Zvicrës në edicionin e kaluar. Klubi, ku legjendë është Milaim Rama, ishte nënkampion në edicionin 2004/05, ndërsa i ka edhe dy finale të Kupës të humbura.

Pjesë e rëndësishme e Thunit janë dy futbollistë shqiptarë. Mesfushori 22-vjeçar Valmir Matoshi, ka realizuar gjashtë gola e katër asistime në 31 paraqitje kampionale. Mesfushori tjetër, Kastriot Imeri, i realizoi gjashtë gola e shtatë asistime në 28 paraqitje në kampionat. 25-vjeçari Imeri është i huazuar nga Young Boysi.

Në fitoren e 3:0 të Sionit ndaj St. Gallenit, Benjamin Kololli e shënoi golin e dytë në minutën e 43-të. Rilind Nivokazi asistoi për Kolollin.

Ndërkohë Kololli asistoi për 3:0.

Kreshnik Hajrizi, Kololli e Nivokazi startuan te Sioni. Luajti në fund edhe Donat Rrudhani.

Betim Fazliji luajti prej minutës së 78-të për St. Gallenin.

Të shtunën në fitoren 3:1 të Baselit ndaj Thunit, gola shënuan Albian Ajeti për Baselin dhe Matoshi për Thunin. Matoshi luajti në mesfushë përkrah Imerit. Kjo dyshe tani është kampione e Zvicrës.