Plot tetë gola ka pranuar kampioni i ri i Zvicrës, Thuni, të enjten pasdite.
Thuni humbi 8:3 nga Young Boysi, në ndeshjen e parafundit të edicionit aktual të Superligës së Zvicrës.
Pjesa e parë përfundoi 2:2, ndërsa pesë gola në pjesën e dytë i shënoi Young Boysi dhe një tjetër Thuni.
Te Thuni deri në minutën e 57-të luajti Kastriot Imeri, kurse në fushë po në minutën e 57-të u inkuadrua Valmir Matoshi.
Young Boysi është në vendin e gjashtë me 54 pikë. Thuni si kampion në vendin e parë me 74 pikë.
Edhe
Festë për Matoshin e Imerin, Thuni kampion i Zvicrës
Thuni ndeshjen e mbylli me dy lojtarë më pak në fushë. Një lojtar me të kuq iu largua në minutat shtesë të pjesës së parë dhe një tjetër në minutën e 77-të.