Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Imeri shënon tjetër gol për liderin e Zvicrës

Kastriot Imeri

Sulmuesi Kastriot Imeri ka vazhduar me gola në Superligën e Zvicrës. Ai shënoi golin e parë në fitoren e thellë 4:1 të Thunit ndaj Young Boysit të dielën pasdite.

Kjo ndeshje i takoi javës së 21-të të elitës së futbollit helvetik. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Imeri shënoi golin e parë në minutën e 46-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 79-të.

Për Imerin ishte goli i dytë rresht për liderin e Superligës zvicerane të futbollit.

Në total ka shënuar katër gola në 16 ndeshje këtë edicion. Ka edhe tri asistime.

Thuni zë vendin e parë me 46 pikë.