Kastriot Imeri shënoi të dielën golin e dytë rresht për liderin e Superligës së Zvicrës, Thunin.
Goli i shënuar në fitoren 4:1 ndaj Young Boysit, për Imerin ishte i katërti këtë edicion në elitën e futbollit helvetik.
“Nuk ishte i domosdoshëm realizimi i golit, por tifozët e Thunit më dhanë motiv të madh. Shënova gol për ata”, ka thënë Imeri pas ndeshjes.
Edhe trajneri i Thunit, Mauro Lustrinelli vlerëson formën e mesfushorit 25-vjeçar.
“Kastrioti ka ardhur në një ekip të jashtëzakonshëm, me frymë të shkëlqyer ekipore. Por edhe ai vetë ka sjellë shumë energji dhe sigurisht, cilësi. Ai ndihet si në shtëpi me ne”, ka thënë Lustrinelli.
Imeri është lojtar i Young Boysit. Me këtë skuadër ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Në verën e vitit të kaluar Young Boysi e huazoi te Thuni.
Ai ka debutuar për Zvicrën, por ka kohë që nuk ftohet.