Kastriot Imeri e ka realizuar golin e parë këtë edicion në Superligën e Zvicrës.
Imeri që luan për skuadrën e Thunit shënoi një gol të shtunën në fitoren 3:1 ndaj Servettes në kuadër të javës së nëntë.
Imeri i barazoi shifrat në minutën e shtatë. Ai shënoi nga afërsia.
25-vjeçari Imeri luajti deri në minutën e 60-të. Ndërkohë te Thuni u paraqit edhe Valmir Matoshi deri në minutën e 81-të.
Thuni vazhdon ta mbajë pozitën e parë me 19 pikë. Një pikë më pak e ka Baseli që është një pozitë më poshtë. Servette e zë vendin e parafundit me tetë pikë.
Imeri te Thuni u huazua në verë nga Young Boysi deri në përfundimin e këtij edicioni.