Sulmuesi Kastriot Imeri ka shënuar një gol në fitoren e Thunit në Superligën e Zvicrës të dielën. Ai realizoi golin e dytë në fitoren e Thunit në udhëtim ndaj Grasshopperit me rezultat 3:1.
Imeri shënoi golin për 2:0 në minutën e nëntë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 57-të. Ishte goli i tretë i Imerit këtë edicion, ndërsa ka edhe tri asistime.
Për Thunin deri në minutën e 76-të luajti edhe Valmir Matoshi.
Për Grasshopperin luajti nga fillimi mbrojtësi Ismajl Beka. Por ai u përjashtua me karton të kuq në minutën e 90-të.
Me fitore Thuni forcohet në vendin e parë me 43 pikë.
Grasshopperi është i parafundit me 17 pikë.