Kastriot Imeri ka shënuar një nga gjashtë golat e Young Boysit kundër kampionit të Zvicrës, Thunit.
Imeri realizoi golin e pestë në fitoren 6:0 të Young Boysit.
Ndeshja Thun - Young Boys u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së dytë të Superligës së Zvicrës.
Imeri e shënoi golin në minutën e 68-të.
Imeri kompletoi takimin, ndërsa Valmir Matoshi u paraqit në pjesën e dytë te Thuni.
Edhe
Imeri mund të mbetet gjatë te Thuni
Mesfushori Imeri u kthyer tek Young Boysi, pasi e fitoi titullin e kampionit të Zvicrës me Thunin. Te Thuni, 26-vjeçari ishte i huazuar për edicionin e kaluar.
Të dielën e kaluar, Imeri bëri dy asistime në fitoren 4:2 ndaj Sionit.