Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Imeri e nis sezonin e ri me dy asistime

Imeriii

Kastriot Imeri e ka filluar mbarë edicionin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran. 

Imeri që luan për skuadrën e Young Boysit bëri dy asistime në ndeshjen ndaj Sionit. 

Young Boysi të dielën e mposhti në shtëpi Sionin me rezultatin 4:2. 

Fillimisht, Imeri asistoi te goli për 2:0 të cilin e realizoi Alvyn Sanches në minutën e 40-të. 

Mesfushori me tipare sulmuese në lojë u inkuadrua në minutën e 25-të pasi e zëvendësoi Alan Virginiusin i cili pësoi një lëndim. 

26-vjeçari asistoi edhe te goli për 3:2 në minutën e 66-të. Autor i golit ishte 

Samuel Essende. 

Ai edicionin e kaluar ishte i huazuar te Thuni, ku e fitoi edhe titullin e kampionit në Zvicër. 

Ndërkohë te Sioni nga minuta e 74-t në lojë u inkuadrua Rilind Nivokazi, kurse një minutë më pas në lojë hyri edhe Donat Rrudhani. 

Gjithashtu, Sionit për shkak të lëndimeve i munguan Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli.

Artikuj të ngjashëm