Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Matoshi shënon gol në fitoren e Thunit

Valmir Matoshi

Valmir Matoshi ka zhvilluar një tjetër paraqitje të mirë me fanellën e Thunit në Superligën e Zvicrës në futboll.

Matoshi shënoi një gol në fitoren 2:1 të Thunit të dielën në udhëtim ndaj Young Boysit.

Ai realizoi golin në minutën e 50-të, ndërsa në fushë u inkuadra në pjesën e dytë në vend të Kastriot Imerit.

Për mesfushorin Matoshi është goli i pestë në elitën helvetike të futbollit.

22-vjeçari ka edhe katër asistime këtë edicion.

Thuni është forcuar në vendin e parë me 68 pikë.