Futboll

Matoshi shënon gol në fitoren e thellë të Thunit

Valmir Matoshi

Futbollisti shqiptar, Valmir Matoshi, ka kontribuar me një gol të shtunën në fitoren e thellë të skuadrës së Thunit.

Thuni si mysafir fitoi me rezultatin e thellë 4:0 ndaj Zurichut. Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt të Superligës së Zvicrës në futboll.

Matoshi e shënoi golin e katërt në minutën e 92-të. Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 77-të. Për 22-vjeçarin ky ishte goli i parë këtë edicion.

Bashkëlojtari i Matoshit, Kastriot Imeri, u paraqit nga minuta e 65-të.

Te Zurichu, Lindrit Kamberi, luajti vetëm në pjesën e parë kurse Bledian Krasniqi u paraqit deri në minutën e 66-të.