Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Matoshi dy gola për Thunin lider, Hajrizi asiston në fitoren ndaj Baselit

Valmir Matoshi

Mesfushori Valmir Matoshi ka shënuar dy gola për Thunin në fitoren 5:1 ndaj Lausannes të enjten mbrëma në xhiron e 24-t të Superligës së Zvicrës. 

Matoshi 22-vjeçar realizoi në minutën e 20-të dhe të 21-të për 2:0. 

Ai luajti deri në minutën e 61-të, ndërsa një minutë më vonë u largua Kastriot Imeri. 

Alban Ajdini luajti te mysafirët nga minuta e 72-të. Thuni është lider me 55 pikë, ndërsa Lusanne ka 29 pikë në vendin e shtatë. 

Po të enjten, mbrojtësi i Kosovës, Kreshnik Hajrizi, asistoi në golin për 1:0 në minutën e 41-të, në fitoren 2:0 të Sionit ndaj kampionit në fuqi dhe fituesit të Kupës së Zvicrës, Baselit. 

Edhe Me supergolin e Matoshit, Thuni fiton derbin ndaj Baselit Futboll Me supergolin e Matoshit, Thuni fiton derbin ndaj Baselit

Hajrizi e kompletoi ndeshjen, kurse Rilind Nivokazi luajti deri në minutën e 76-të. Benjamin Kololli u inkuadrua në minutën e 87-të. Xherdan Shaqiri te Baseli u zëvendësua pas pjesës së parë nga Dion Kacuri. 

Sioni i ka 37 pikë në vendin e pestë, dy më pak se Baseli i katërti.