Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Me supergolin e Matoshit, Thuni fiton derbin ndaj Baselit

Valmir Matoshi

Me supergolin e Valmir Matoshit, lideri i Superligës zvicerane të futbollit, Thuni, fitoi derbin ndaj kampionit në fuqi, Baselit.

Ndeshja Basel – Thun u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 22-të.

Matoshi shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 80-të. Në fushë, 22-vjeçari u inkuadrua në minutën e 59-të.

Për Matoshin është goli i dytë, ndërsa në 19 paraqitja ka edhe një asistim.

Te Thuni deri në minutën e 59-të u paraqit Kastriot Imeri, kurse për Baselin deri në minutën e 73-të luajtën Albian Ajeti dhe Dion Kacuri.

Xherdan Shaqiri mungoi shkaku i suspendimit.

Edhe Matoshi dy gola për Thunin lider, Hajrizi asiston në fitoren ndaj Baselit Futboll Matoshi dy gola për Thunin lider, Hajrizi asiston në fitoren ndaj Baselit

Thuni është forcuar në vendin e parë me 49 pikë.

Baseli zë vendin e katërt me 36 pikë.