Kastriot Imeri ka shënuar një gol, Valmir Matoshi kontribuoi me dy asistime, ndërsa Thuni vazhdon marshimin drejt titullit në Superligën e Zvicrës.
Thuni fitoi bindshëm 3:0 në udhëtim te Winterthuri të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 26-të, ndërsa prin në tabelë me 61 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMatoshi asistoi në dy golat e parë, në minutën e 55-të dhe të 59-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 65-të, kur u inkuadrua Kastriot Imeri.
Imeri shënoi për rezultatin përfundimtar, shtatë minuta para fundit.
Matoshi i ka katër gola e tri asistime në këtë edicion të elitës helvetike, kurse Imeri ka pesë gola e po aq asistime.
Mirlind Kryeziu e kompletoi ndeshjen te Winterthuri, ndërsa Ledjan Sahitaj ishte në bankën rezervë.
Winterthuri është i fundit me vetëm 14 pikë.